Rreth nesh

Historia jonë

AlbaOffice është një kompani që ofron zgjidhje moderne dhe të thjeshta për bizneset përdoruese dhe individët, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore që përmbushin nevojat e përditshme të punës. Me logon tonë “Work Easy”, ne synojmë të bëjmë çdo aspekt të punës tuaj më të lehtë dhe më efikase.

AlbaOffice është e përkushtuar t’ju ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për zyra dhe aktivitete të tjera, duke e bërë jetën tuaj më produktive. Fokusi ynë është te ofrimi i mbështetjes dhe shërbimit të shpejtë për klientët individualë dhe bizneset përdorues, duke siguruar zgjidhje praktike dhe të besueshme që përmbushin nevojat e përditshme të punës.

Partnerët

Kategoritë

Printimi

AlbaOffice ofron zgjidhje printimi për çdo nevojë, nga ato bazike deri te ato të avancuara për biznese, duke përfshirë marka të njohura si Brother, Canon, Papercut dhe Uniflow. Përveç produkteve, sigurojmë edhe mbështetje teknike për funksionim efikas dhe të qëndrueshëm të sistemeve të printimit.

Sisteme PC

AlbaOffice ofron produkte kompjuterike të avancuara për individët dhe bizneset. Me partneritete me marka të njohura ndërkombëtare, ne ofrojmë laptopë, desktopë dhe work-station me performancë të lartë. Po ashtu, sigurojmë periferikë dhe aksesorë që mund të përmirësojnë funksionalitetin e sistemit.

Rrjeti

AlbaOffice ofron zgjidhje rrjeti të besueshme dhe të avancuara për ISP dhe partnerët e tyre. Ne ofrojmë produkte që sigurojnë performancë të shkëlqyer për internet të shpejtë dhe mbulim Wi-Fi, për çdo lloj buxheti dhe nevoje.