Zbuloni Zgjidhjet Tona Inovative

Në një botë ku teknologjia zhvillohet çdo ditë, AlbaOffice qëndron në ballë të inovacionit duke ofruar produkte dhe shërbime që nuk janë vetëm praktike, por edhe të ndërtuara për të ardhmen. Kategoria “Technology Innovations” është për ata që kërkojnë më shumë sesa funksionalitet,ata që kërkojnë avancim, automatizim dhe integrim të teknologjive të reja në jetën e përditshme të punës.

  • Inovacion në Printim
  • Teknologji të Avancuara PC
  • Rrjeti i të Ardhmes
  • POS & Auto-ID
  • Siguria & Software
  • Monitorë Smart
  • Storage dhe Komponentë të Zgjuar
  • Furnizime Smart
  • Smart Home

Inovacion në Printim

Përdorimi i sistemeve si PaperCut dhe UniFlow për menaxhimin inteligjent të printimit i lejon përdoruesit të reduktojnë kostot, të rrisin sigurinë dhe të kontrollojnë konsumin. Këto sisteme janë pjesë e një qasjeje “smart office”, që automatizon dhe monitoron çdo proces printimi, një hap përpara drejt një zyre pa letra dhe më të qëndrueshme.

Teknologji të Avancuara PC

Laptopët, workstation-et dhe aksesorët që ofron AlbaOffice nga marka të besueshme si HP, Lenovo, dhe Dell janë të përshtatshëm për punë intensive, duke integruar teknologji moderne si CPU të gjeneratës së fundit, grafika të avancuara dhe memorie të shpejtë ideale për inxhinierë, grafikë, IT dhe më shumë.

Rrjeti i të Ardhmes

Zgjidhjet e rrjetit për ISP dhe partnerët e tyre përfshijnë pajisje të pajtueshme me Wi-Fi 6, me performancë të lartë dhe siguri të avancuar. Këto produkte përmbushin kërkesat në rritje për lidhje të qëndrueshme në mjedise me ngarkesë të lartë të përdoruesve dhe pajisjeve IoT.

POS & Auto-ID

Pajisje si Urovo, Zebra, dhe Honeywell sjellin automatizimin në shitje dhe menaxhim inventari. Nga skanimi i barkodëve deri te përpunimi i pagesave në kohë reale, këto teknologji ndihmojnë bizneset të përmirësojnë përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional.

Siguria & Software

Përmes Microsoft, Kaspersky, dhe Tenable, AlbaOffice ofron jo vetëm software bazë për përdorim të përditshëm, por edhe zgjidhje të avancuara për siguri kibernetike, që janë të domosdoshme në epokën e sulmeve dixhitale dhe të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Monitorë Smart

Me opsione nga Philips, AOC dhe Hannspree, AlbaOffice ofron monitorë që suportojnë ergonominë, teknologjitë e mbrojtjes së syve, dhe lidhje fleksibël, për t’u përshtatur me çdo ambient pune  qoftë në zyrë apo në shtëpi.

Storage dhe Komponentë të Zgjuar

Zgjidhje të avancuara për ruajtje të të dhënave nga Sandisk dhe Kingston përfshijnë SSD të shpejtë, RAM performante dhe karta memorie të sigurta. Aksesorët nga Ugreen, CableExpert dhe të tjerë sjellin lidhje të sigurta dhe të shpejta për çdo sistem kompjuterik.

Furnizime Smart

Produktet tona të konsumueshme, si tonerët dhe bojërat origjinale për printerë, janë të dizajnuara për performancë afatgjatë dhe ekonomike. Po ashtu, bateritë cilësore garantojnë funksionim të qëndrueshëm për pajisjet e zyrës dhe elektronikat personale.

Smart Home

Sistemet tona për shtëpi të zgjuar përfshijnë kamera sigurie, llamba inteligjente, sensorë mjedisorë, dhe sisteme automatizimi që e bëjnë jetën më të sigurt dhe më të lehtë. Integrimi me Wi-Fi dhe aplikacionet mobile ju lejojnë të kontrolloni gjithçka në kohë reale  kudo që jeni.